Muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë nisur sot muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët myslimanë me një foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Agjërim të lehtë”, shkruan Rama.

Share Button