MPJ dënon sulmin terrorist në Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

“Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Nga shpërthimi, që sipas agjencive turke kishte në shënjestër një tubim pro paqes dhe demokracisë të thirrur nga një parti pro-kurde, mbetën të vrarë 30 persona.

 

Share Button