MPJ dënon aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët. Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë, MPJ i bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve.

Share Button