Moti, temperaturat sot dhe nesër me mbi 40 gradë C

Temperatura me të larta të kësaj vape afrikane priten sot dhe nesër, njofton Meteoalb, pra ditën e martë dhe të mërkurë me mbi 40 gradë C.

Deri në datat 8 – 9 nuk priten shumë ndryshim të tyre. Parashikohet që 10 – ditëshi i dytë i gushtit të sjellë temperatura normale të muajit, vlera 32 – 33 gradë C

RESHJET

?Nuk përjashtohen mundësitë për shira të përkohshëm në zonat verilindore dhe juglindore.

Krijohet mundësia për shira të pakët, por jo në të gjithë territorin gjatë dt. 6 – 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në dt. 10 – 12 gusht.

NE SHKALLE GLOBALE:

megjithëse temperaturat e sipërfaqes së Paqësorit kanë arritur vlera shumë pranë pragut të El Niño-s, aktualisht vijon mbizotërimi i kushteve neutrale të këtij fenomeni. Modelet klimatike të parashikimit tregojnë se kushtet neutrale do vijojnë dominimin e tyre për periudhën gusht – shtator 2017.

Po ashtu, modelet prezantojnë se mundësia që faza neutrale e El Niño-s të vijojë deri në fund të vitit është mbi 60% ndërkohë që mundësia e shfaqjes së fenomenit të kundër (La Niña) vlerësohet vetëm 30%.

Share Button