Moti, rritje temperaturash parashikimi për ditët në vijim

Moti do të vazhdojë të sjellë ditë të ngrohta, ndërsa pritet një rritje e lehtë e temperaturave.

Dita e nesërme do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave ku në zonat bregdetare do të shkojë në vlerat 18-19 gradë C në orët e mëngjesit dhe në 31-32 gradë C në orët e pasdites, ndërsa në rang territori temperaturat pritet të kapin vlera në 33-34 gradë C.

Dita e diel do të sjellë mot me vranësira, të cilat nga orët e mesditës do të shtohen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje shiu, ndërsa të hënën dhe të martën në vijim pritet rënie e temperaturave

Share Button