Moti i keq, uji vërshon në rrugë e banesa

Situatë problematike është krijuar në mbarë vendin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ashtu siç është ishte parashikuar nga sinoptikanët, dita e sotme filloi me reshje të rrëmbyera shiu.

Që në orët e para të mëngjesit u raportuan rrëshqitje të dherave në Pukë, duke shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore. Lumi i Lanës raportohet se ka dalë nga shtrati në disa zona duke shkaktuar probleme.

Vështirësi hasen edhe në qarkullimin e mjeteve. Ndërkaq, disa fshatra në Fushë Bulqizë kanë mbetur të bllokuar, pasi përrenjtë e rrëmbyer kanë shkaktuar dëmtimin e rrugës.

Problemtatike situata paraqitet në Lezhë, pasi si pasojë e reshjeve të dendura janë përmbytur disa zona në Zejmen. Pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë për të normalizuar situatën.

E bllokuar është ura që lidh fshatrat Stojan-Ulëz, duke penguar kështu lëvizjen e qytetarëve.

 

Share Button