Moti i keq, Totozani sërish apel kryebashkiakëve

Avokati i Popullit, Igli Totozani u kërkon kryebashkiakëve të marrin masa për të pastrehët, duke krijuar vendstrehime provizore.

Deklarata e tij vjen pasi kushtet klimaterike pritet të përkeqësohen sërish, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm, veçanërisht në zonat malore.

Totozani e konsideron emergjente përgatitjen dhe dërgimin në vendstrehime provizore të perdonaveqë janë në pamundësi totale për të siguruar një banesë.

Ai u kujton vendorëve detyrimin ligjor që kanë për përkujdesje ndaj çdo qytetari në territorin që administrojnë.

Share Button