Moti i keq përfshin vendin, rikthehen përmbytjet

Moti i keq ka përfshire të gjithe territorin e vendit, duke risjellë sërsh probleme me përmbytje dhe problematika ne qarkullimin e automjeteve si pasojë e bllokimit të rrugëve.

Dalja nga shtrati i lumit Ishëm ka shkaktuar përmbyjte në Muriqan dhe Mallkuq në Kruje. Ulja e temperaturave ka bërë që rreshjet te jenë kryesisht në formën e dëborës.

Kukësi, Puka dhe Korca kanë deri më tani sasinë me të madhe të rreshjeve të dëborës, të cilat arrijnë deri ne 20 centimetra.

Nisur nga rreshjet policia bën më dije se në disa prej akseve rrugore drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Ndërkaq edhe pse shtresa e dëbores ka arritur ne 10 cm në tunelin e Kalimashit, qarkullimi eshte i lire.

Sai i takon qarkut të Kukësit, situata problematike paraqitet në segmentin Kukes –Shishtavec.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar në afersi te fshatit Nimce si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Fshati Lojme vijon te mbetet i bllokuar ndersa energjia elektrike mungon në njesite vendore te Grykecajes, Malziut,Topojanit e një pjesë të Surrojit.

 

Share Button