Moti i keq në Itali, 5 të vdekur

5 të vdekur, dhjetëra banesa e rrugë të përmbysura, qindra persona të evakuar nga qëndrat e banimit është bilanci i motit të keq që gjatë orëve të fundit ka përfshirë Italinë Qëndrore e Jugore.

Një burrë e një grua kanë humbur jetën në rajonin e Abruzzos nga shembja e dheut në qytezën e Aquilas.

Viktima e tretë është shënuar në rajonin e Lacios si shkak i përmbytjes së rrugëve, e dy persona të tjerë në provincën e Beneventos kanë humbur jetën nga rrjedha e ujit që ka përfshirë banesat e tyre.

Dhjetra familje në nje provincë në Romë kanë mbetur të bllokuar për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumit Anieien.

Në Rajonin e Sicilisë është kërkuar mbyllja e shkollave ndërsa në Benevento dhe në rajonin e Kampanjës është kërkuar ndërhyrja e forcave ushtarake për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura.

Kryeminsitri italian Matteo Renzi ka deklaruar se është në kontakt konstant me Mbrojten Civile për të patur të monitoruar cdo cast situatën kritike që ka përfshirë vendin.

 

Share Button