Moti i keq, Bashkia Tiranë: Ja rrugët që mund të bllokohen

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të minimizojnë lëvizjet tyre ditën e sotme, për të shmangur trafikun e rënduar që mund të krijohet për shkak të rreshjeve, si dhe bllokimin e rrugëve.

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së sotme, priten sasi të mëdha dhe rreshje të dendura shiu, deri në nivele të atilla saqë mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit.

Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren, në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë ditës, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës bën me dije se ka marrë të gjitha masat për të ulur numrin e problematikave që mund të shfaqen gjatë ditës së sotme.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar se rrugët më problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar janë:

Rr. Siri Kodra (segmenti te Frigoriferi)
Rr. Don Bosko
Rr. e Kavajës
Rr. Imer Ndregjoni
Rr. Bardhyl (segmenti ku kryqëzohet me rr. ‘Qemal Stafa’)
Unaza (segmenti ‘Vasil Shanto’ – ‘21 Dhjetori’)
Rr. Myslym Shyri
Rr. e Dibrës

 

Share Button