Moskë, marshim për 1 Majin

Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq të Moskës me rastin e festës së Punëtorëve duke ringjallur një traditë që daton që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik në një valë të patriotizmit në Rusi, përkeqësuar nga kriza ukrainase. Sipas policisë lokale, më shumë se 100 000 persona kanë marrë pjesë në paradë, udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergueï Sobianine dhe organizuar në Sheshin e Kuq, pranë Kremlinit, për herë të parë që prej vitit 1991. Disa pankarta dhe fjalime të përfaqësuesve sindikal përshëndesnin aneksimin e Krimesë në Rusi, pas një referendumi të denoncuar si të paligjshëm nga Kievi dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Një erë lirie po fryn në Krime!” është shprehur në podium një person me uniformë ushtarake. “Moskë-Sebastopol, qytetet e heronjve”, shkruhet në një pankartë. Këtë vit, rikthimi simbolik i lëvizjes mbi sheshin kryesor të vendit, pranë Kremlinit, është mbështetur nga autoritetet, ashtu si në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik, ku 1 Maji ishte rasti i paradave të mëdha ushtarake dhe civile prpara drejtuesve sovjetikë.

Share Button