Mosha ideale e nënës për të bërë fëmijë inteligjentë

Nëse je ende në të 20-at e tua, ndoshta je familjarizuar me ndjesitë e fejesave, martesave, por edhe lindjeve të para në shumë prej profileve të miqve në Facebook. Nuk janë në të njëjtën gjatësi vale me ty për krijimin e një familjeje? Kjo mund të jetë shumë normale.

Që nga viti 2013, mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijën e tyre të parë ishte 26 vjeç, por një studim i ri sugjeron se kjo mund të mos jetë vërtet mosha ideale, kështu që të gjitha femrat duhet të presin edhe pak para se të lindin fëmijë.

Një grup studiuesish britanikë të “London School of Economics” analizuan të dhënat e një studimi të ri (Millennium Cohort Study), i cili kishte monitoruar zhvillimin e 18.000 fëmijëve britanikë për një periudhë të gjatë kohe, për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Vitet e arta? Të 30-at.

Studimi i publikuar në revistën “Biodemography and Social Biology” ka arritur në konkluzionin se fëmijët që kanë lindur nga femrat në të tridhjetat e tyre kanë gjasa të jenë më inteligjentë, krahasuar me të tjerat që kanë lindur fëmijë për herë të parë në të njëzetat apo dyzetat e tyre. Kjo u vu re nga rezultatet e testimit të fëmijëve në disa faza dhe mosha zhvillimi.

Përveç kësaj, sipas studimit, “nënat që lindin fëmijë për herë të parë në të 30-at e tyre, me shumë gjasa janë të arsimuara, kanë të ardhura të mira, kanë shanse të jenë në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëjnë jetë të shëndetshme, kërkojnë kujdes prenatal edhe para shtatzënisë së tyre, duke i bërë ato më të përgjegjshme dhe të ndihen plotësisht gati për këtë fazë të jetës”,- thotë studiuesja Alice Goisis për “Times”

Ndërsa gratë që lindin për herë të parë në të dyzetat e tyre kanë tendencë t’i ushqejnë fëmijët me gji, lexojnë më shumë për mirërritjen e tyre, por edhe pinë më pak duhan.

Megjithatë, fëmijët e këtij grupi femrash kanë më shumë gjasa të jenë fëmijë obezë, në krahasim me nënat më të reja, të cilat luajnë më shumë me fëmijët e tyre.

Share Button