Mos u stresoni, do të dukeni më të shëmtuar

Sipas studimeve më të fundit stresi ju bën më të shëmtuar.

Burrat dhe gratë do ishin më tërheqës për partnerët e tyre nëse do të ishin më pak te tensionuar se sa rivalët e tyre.

Specialistja britanike Dr. Fhionna Moore shpjegon se si gjëndja e rënduar emocionale dhe mendore ndikon në pamjen tonë fizike duke fajësuar kortisolin, hormon përgjegjës për ankthin.

Ai ngre nivelin e glukozës duke penguar rritjen muskulare dhe atë të kockave dhe bën që të kemi një fytyrë më të pashëndetshme e të shëmtuar.

Nga analizat e kryera personat me një nivel të lartë kortisoli klasifikoheshin si më pak tërheqes kurse ata me nivel të ulët mëtë paraqitshëm.

Share Button