Mos gaboni: Nuk duhet të pini kafe në stomak të zbrazët

Nuk ka dyshim se kafja ka dobi të shumëfishtë për organizmin tonë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të pihet në stomak të zbrazët, posaçërisht jo në mëngjes.

Nëse pini një filxhan kafe të zezë në stomakun e zbrazët, kjo çon në çlirimin e acidit hidroklorik brenda traktit tonë të tretjes së ushqimit.

Për këto arsye, ekspertët paralajmërojnë që kafenë assesi nuk duhet pirë në mëngjes sapo të zgjoheni. Arsyeja për këtë është se kjo do të rris nivelin e kortizolit shumë shpejt dhe trupit do t’i nevojitet shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Ky hormon kontrollon orën tonë biologjike dhe aftësinë për të qëndruar të zgjuar. Po ashtu, konsumimi i kafesë në stomak të zbrazët, do të rris edhe nivelin e acideve në lukth, çka mund të sjell fryrjen e stomakut por edhe të vjella.

Pra, kafenë duhet pirë një orë pasi të jeni zgjuar. Kjo nënkupton se duhet të hani diçka para kësaj, edhe nëse bëhet fjalë për një rriskë të hollë buke.

Share Button