Mos e pini kurrë ujin që ka ndenjur gjatë në makinë

Ardhja e pranverës dhe rikthimi i temperaturave të ngrohta kanë rritur ndjeshëm nevojën për të pirë sa më shumë ujë. Duke qenë se gati 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, është shumë e nevojshme ta mbani atë të hidratuar në mënyrë që të ruani ekuilibrin e organizmit, eleminoni toksinat si dhe të keni një metabolizëm aktiv.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbajnë në makinat e tyre vazhdimisht një ose më shumë shishe me ujë. Por sa i sigurt është ky ujë dhe a duhet pirë ai?
Sipas një studimi të bërë nga University of Florida, kur temperatura e jashtme është 22 gradë Celcius, temperatura e brendshme e makinës shkon 40 gradë brenda një ore. Në këto rrethana, në shishe do të krijohet një komponent kimik i quajtur bisphenol-A(BPA). Ky komponet riaktivizon dioksidin e karbonit, i cili fillon të përzihet me ujin duke ulur pH-in e tij dhe duke i dhënë një shije jo të mirë.

BPA provokon të vjella, diarre, ndjesi lodhjeje dhe probleme me ekuilibrin. Gjithashtu duhet thënë se shishja plastike bëhet akoma më e dëmshme pasi ka ndenjur 3-4 orë në nxehtësi.
Duhet të dini se shishet plastike janë planifikuar të përdoren vetëm një herë dhe jo të rimbushen herë pas here. Ndaj, përpiquni të shmangni ujin e ndenjur jo vetëm atë që gjendet në makinë, por edhe në shtëpinë tuaj.

Share Button