Mos e injoroni rëndësinë e frutave për trupin tuaj

Frutat njihen si një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, si dhe njihen për rolin e tyre mbi sigurimin e vitaminave C dhe A për personat që kanë mungesë të këtyre vitaminave. Personat që frutat i kanë pjesë të të përhershme vakteve të tyre ushqimore, kanë më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundjet kronike. Nga ana tjetër, frutat janë tepër të rëndësishme edhe për shkak të shumë përbërësve të tjerë, si kaliumit, fibrave, si dhe dhe acidit folik.

Përbërësit e frutave janë vitalë për organizmin tonë. Kaliumi ul rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiake, ul rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, si dhe ul nivelet e reduktimit të shpejtë të masës kockore me moshimin e individëve.

Acidi folik ndihmon në eritropoezë, pra në procesin e prodhimit të rruazave të kuqe të gjakut. Femrat shtatzëna në trimujorin e parë të shtatzënisë kanë nevojë për një sasi të duhur të marrjes së folateve, sepse, në të kundërt, mund të zhvillojnë lehtësisht anemi. Nga ana tjetër, për gratë shtatzëna, kaliumi parandalon edhe defektet e lindura lidhur me tubin neural tek fetusi, si psh spina bifida.

Përfitime të tjera nga frutat përmendim :

Uljen e rrezikut për atakun kardiak, sëmundje të tjera kardiovaskulare, si dhe diabetin melit tip-2 (forma e diabetit që vihet re tek të rriturit).

Mendohet se frutat kanë rol mbrojtës edhe për shfaqjen e shumë formave të tumoreve.

Janë një nga elementët më të rëndësishëm për sigurimin e shpejtë të kalorive dhe gjithë elementëve të duhur, në rastet e dietave tek obezët. Në asnjë skemë diete të hartuar prej dietologëve nuk mungojnë frutat, pasi janë të vetmet që mund të sigurojnë lehtësisht elementët më të nevojshëm për organizmin tonë, si vitaminat dhe mineralet.

Share Button