Moore: Tribunali të përqendrohet në gjetjet e Marty-t

Vendimi për krijimin e Tribunalit për Kosovën duhet të merret nga përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës. Ky është qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e ka ritheksuar në Prishtinë edhe Jonathan Moore, drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Moore shpjegon arsyet pse duhet krijuar një tribunal i tillë, dhe pse këtë duhet ta përkrahin institucionet, liderët dhe partitë politike të Kosovës, duke e votuar krijimin e gjykatës në Kuvendin e Kosovës. Moore tha  se Tribunali do të ketë fushëveprim të kufizuar – qëllimi është të trajtojë aktakuzat që pritet të nxirren nga Task Forca e Posaçme e drejtuar nga kryeprokurori Clint Williamson, dhe se “synimi është që të përqendrohet në gjetjet e raportit të Marty-t”. Sipas Moore, Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje pa vendosur për Tribunal, si dhe pa ia dhënë dritën jeshile mandatit të ri të EULEX-it.

Share Button