Monitorimi i zgjedhjeve, KQZ nënshkruan kontratë me Ambasadën gjermane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor.

Gjermania po mbështet KQZ-në me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe përformancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri e falënderoi Ambasadoren Schutz për mbështetjen që qeveria gjermane po jep për këtë insitutcion, në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Ndërsa ambasadorja Schutz u shpreh: “Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është një test i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”.

Zguri dhe Ambasadorja Schütz u bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Share Button