Mongoli, gjendet mumje 2 mijë-vjeçare

 Në një varr në Mongoli që mendohet të datojë para dy mijë viteve, është gjetur mumje njeriu e veshur me rroba të veçanta kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, hulumtuesit e Institutit Kombëtar të Koresë së Jugut për Kërkime të Trashëgimisë Kulturore njoftuan se kanë gjetur një mumje të një njeriu të gjatë 165-170 centimetra në një varr në rrënojat Shiveet Khairhan të Maleve Altaj.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan dy varreza guri për të cilët mendohet se janë ndërtuar në shekullin 3-5 para erës sonë nga nomadët nga Mongolia dhe Rusia, si dhe tre varreza të vogla të para rreth dy mijë viteve.

Mumja, e cila është gjendur në një ndër varrezat e vogla, është varrosur me një rrobë të stilit kinez, ndërsa pjesa e poshtme është zhdukur me kohë.

Pohoet se rroba mbi mumjen është një llojë i rrobës që quhet në Kinë si “youren”.

Ndërkaq, pritet të bëhen hulumtimet rreth asaj nëse mumja ishte tregtar kinez i cili ka udhëtuar në rutën tregtare “Rruga e Mëndafshit”.

Share Button