Momenti emocionues kur kirurgu i këndon me kitarë pacientes

Një kirurg në Kalamazoo të Michiganit i ka kënduar me kitarë pacientes që sapo operoi.

Pasi vajza iu nënshtrua një ndërhyrje ku hoqi tumorin ai e pyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë.

17 vjeçarja Kaylee Peebles i kërkoi t’i këndonte asaj një këngë.

Dr.Michael Leinwand nuk hezitoi për t’ia bërë pacientes endrrën realitet kur mori kitarën për t’i kënduar këngën e “Indigo Girls” Closer to Fine.

“Ngela pa fjalë. Ai më bëri të buzëqesh. Isha shumë e lodhur dhe kisha dhimbje dhe kjo ma bëri jo vetëm ditën por të gjithë javën më të bukur,”- u shpreh Peebles për Inside Edition.

 

Share Button