Moldavia pa viza në zonën Shengen

Nga dita e sotme, qytetarëve të Moldavisë nuk iu duhet më viza për të udhëtuar në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian, përmes një deklarate, ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Moldavisë të cilët kanë pasaportë biometrike, nga data 28 prill mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Zona Shengen përfshinë shumicën e vendeve të BE-së por edhe disa shtete jo-anëtare, siç janë Norvegjia dhe Zvicra.

Ky vendim u mor në një kohë kur Bashkimi Evropian po lëviz përpara për lidhje më të thella me shtetet e lindjes, në mënyrë që ato të mbështesin Evropën dhe jo Rusinë.

 

Share Button