Mogherini në Kosovë: Vizat, vetëm pas demarkacionit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e beri të qartë në Prishtinë se pret lajme të mira nga Parlamenti i Kosovës për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kryediplomatja europiane gjate takimit me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa u shpreh se pa demarkacion e pa luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka liberalizim të vizave. Moszbatimi i kushtit të demarkacionit është ai që shqetëson më shumë Mogherinin. Ajo sqaroi se është koha që kjo çështje të votohet në mënyrë që të mos e pësojë populli i Kosovës.

Mogherini u takua gjithashtu me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli. Ajo ka në axhendë bisedime edhe me udhëheqësit e partive politike në vend, ndërsa më pas do të udhetojë drejt qytetit verior të Mitrovicës.

 

Share Button