Mjeti përplaset me shtyllën, ndërron jetë rrugës për në spital 15- vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e së dielës në Kamëz. Automjeti tip “Benz” i cili drejtohej nga një 15- vjeçar, është përplasur me shtyllën. Sipas njoftimit të policisë në automjet ishin dhe tre pasagjerë E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç.

15 vjeçari mësohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me shtyllën, nga ku ka mbetur i plagosur rëndë K.C., i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit me inicialet E.P është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes./tvklan.al

Share Button