Mjekim në kushte shtëpie

Lythat

Prisni hollë pak hudhër, hidhini kripë dhe lëreni në një enë gjatë gjithë natës në mënyrë që të lëshojë lëngun. Pas kësaj lyjini lythat dy herë në ditë me këtë lëng. Po ashtu, edhe ananasi i freskët përman një enzimë e cila mund të ndihmojë në largimin e lythave. Kështu mund të përdorni edhe lëngun e ananasit disa herë në ditë deri sa lythat të zhduken.

Dhimbjet e stomakut

Zieni pak xhenxhefil (ginger) të freskët në ujë të valuar derisa të bëhet çaj pastaj shtojini edhe pak pluhur kanelle, pastaj pijeni. Por kanellën mund ta përdorni edhe në çajrat e tjerë, kjo do të ju ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve, pasi çaji ndërpret sinjalet që i dërgohen trurit.

Tretja e dobët e ushqimit

Një xhenxhefil të freskët të prerë imët futeni në një gotë me ujë, pastaj nxirreni në një enë, mbulojeni dhe zieni pesë minuta në zjarr të lehtë. Kullojeni dhe pijeni.

Gjakderdhja nga hundët

Njomeni një fashë në ujë trëndafili dhe vendoseni në pjesën e brendshme të hundëve. Kjo do të ju ndalë gjakderdhjen.

Lemza

Nuk do e besoni, por stresi është ilaçi më i mirë kundër lemzës. Prekja e shpinës apo edhe qafës me akull, do t’ju ndalojë lemzën.

Era e keqe e gojës

Përtypni disa fletë majdanozi, pasi janë të pasura me klorofil dhe aromë të këndëshme. Kjo do të evitojë erën e pakëndëshme të gojës.

Diarreja

Për të ndalur diarren pritni në pjesë të vogla një mollë pa e qeruar. Pritni rreth 20 minuta, sa molla të marrë ngjyrë gështenjë dhe pastaj hajeni. Poashtu pini sa më shumë çaj të zi, do t’ju ndihmojë në ndalimin e diarresë.

Share Button