Mjekët paralajmërojnë vazhdimin e protestave

Pezullimi i testit që do të mbahej të shtunën ndaj  13 mijë infermierëve është vlerësuar si një hap i mbarë në rrugën e protestave kundër testimit të përgjithshëm ndaj bluzave të bardha. Në protestën e radhës të mjekëve të mbajtur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mjeku i cili ka kryesuar protestat, Tritan Kalo i bëri thirrje kolegëve që të mos kenë frikë dhe të mos i ndalin protestat deri në anulimin e testimit. “Bluzat e bardha që të mbeten të bardha duhet të punojnë në  kushte të bardha. Nuk është korrupsioni në shëndetësi që po gropos shtetit, korrupsioni është në çdo nivel të tij. Korrupsioni nuk ka ngjyrë dhe nuk vjen nga poshtë dhe luftohet nga lart poshtë, nga poshtë-lartë bëhen ndryshime sociale të shoqërisë. Duke thyer frikën do të bëjmë njëkohësisht të thyejmë hallkat që meritojmë të kemi, dhe të kemi pagat që meritojmë jo të diskreditohemi. Kujtoni vetëm një gjë është vetëm fillimi, fillimi i mbarë gjysma e punës por ka mbetur edhe gjysma për të fituar”, u shpreh Tritan Kalo.

Share Button