Mjekët muslimanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vullnetarë drejt Porto Riko-s

Një ekip mjekësh amerikanë muslimanë shprehën vullnetin e tyre për të udhëtuar drejt Portorikos në ndihmë të të prekurve nga uragani Maria sipas News 7. Organizata Islame për Veriun e Amerikës njoftoi formimin e ketij grupi vullnetarësh mjekë dhe infermierë dhe dërgimin e tyre sëbashku me ndihmat shëndetësore, drejt zonave te prekura nga uragani i fundit, i cili dëmtoi rëndë infrastrukturën e vendit.

Grupi i specialistëve do të angazhohen pranë spitaleve lokale, në fushat mjekësore përkatëse dhe të pajisur me logjistikën e nevojshme për situata emergjente. Sipas Organizatës islamike për Veriun e Amerikës, qëllimi i angazhimit vullnetar të mjekëve muslimanë ka të bëjë me humanizmin e tyre për t’i ardhur në ndihmë portorikanëve, duke u qëndruar pranë qytetarëve të këtij vendi pas katastrofës së rëndë që la pas dëme të shumta në njerëz e materiale.

Qytetarë amerikanë kanë protestuar në qytetet e vendit ndaj dështimit, sipas tyre nga ana e administratës Tramp për të menaxhuar katastrofën humanitare në Porto Riko, e cila konsiderohet nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share Button