Mjekët amerikanë: Jo lëngje frutash fëmijëve deri në moshën 1 vjeç

Pediatret amerikanë kanë këshilluar prindërit të mos i japin fëmijëve të tyre lëng frutash deri në moshën 1 vjeçare. Më herët ata kishin këshilluar që të mos ushqenin fëmijët e tyre deri në muajin e 6 por tani e kanë rritur kufirin kohor se kur fëmijë e vegjël duhet të fillojnë të ushqehen më lëngje frutash, shkruan Shëndeti.

Kjo këshillë vjen sepse lëngjet e frutave nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese për fëmijët e vegjël dhe kjo do të bënte që lëngu të zëri vendin e asaj që fëmija ka vërtet kanë nevojë, që është qumështi i gjirit dhe proteinat, yndyrat, mineralet si kalciumi që gjendet tek ai.Kjo është hera e parë pas vitit 2001 që pediatrit i përditësojnë udhëzimet për lëngjet e frutave. Një tjetër shqetësim është se lëngjet e frutave mund të jenë një pikënisje për konsumimin e pijeve të gazuara. “Kemi studime që tregojnë se foshnjat që konsumojnë më shumë lëngje në vitet e para të lindjes janë më shumë të prirur që të konsumojnë pije të gazuara ose më përmbajtje të sheqerit”.

Share Button