Mjegulla mbulon Kukësin, policia apelon për kujdes në Rrugën e Kombit

Qyteti i Kukësit u zgjua i zhytur nën mjegull të dendur këtë mëngjes të martë.

Fenomeni që ndodh shpeshherë gjatë pranverës e verës në verilindje kufizonte fushëpamjen deri në pak kilometra.

Mjegulla mbuloi edhe Rrugën e Kombit, ku fenomeni krijon më shumë rrezik, ndaj policia lokale dhe autoritetet bënë thirrje për kujdes.

Blutë apeluan për kufizim të shpejtësisë në Rrugën e Kombit për të parandaluar aksidente të mundshme.

Nga të dhënat paraprake, nuk ka raportime për aksidente apo problematika serioze në akset kryesore të verilindjes.

Share Button