Mjaltë me ujë, për dobësim ideal

Një lugë mjaltë në mëngjes është dieta më e mirë dhe më e shëndetshme.

Trupi do të funksionojë në nivelin optimal dhe do ta djegë dhjamin shumë më shpejt.

Për çdo gram sheqer që konsumon në ditë, trupi fiton dy gramë yndyrë. Ndaj përjashto nga ushqimi të gjitha sheqernat dhe ëmbëltuesit artificialë (të fshehura apo të përpunuara – ushqimet e ëmbla) dhe zëvendësoji ato me mjaltë.

Nise dhe përfundoje ditën me mjaltë:

Mëngjesi: Nise ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë.

Gjatë ditës: Përdor mjaltë në çaj ose në kafe. Mjalti është rreth dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që sasia duhet të jetë përgjysmë.

Darka: Një ose dy lugë mjaltë në ujë të ngrohtë 30 minuta para se të shkosh në shtrat.

Kujdes: Mos e tepro me sasinë, sepse mjalti i tepërt e rrit nivelin e sheqerit në gjak, duke rritur edhe nivelet e insulinës.

Share Button