Mitsotakis zgjidhet lideri i ri i opozitës greke

Kyriakos Mitsotakis është lideri i ri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Partia Demokracia e Re.

Antonis Samaras ishte lideri i kësaj partie, ndërkohë me mbajtjen e kongresit të partisë lideri i ri i saj u zgjodh Mitsotakis, i cili mori 51 përqind të votave duke lënë pas kundërshtarin e tij Evaggelos Meymarakis.

Në këtë garë ishin katër kanidatë, dy prej të cilëve u skualifikuan në zgjedhjet paraprake.

Ndërkaq rreth 320 mijë persona votuan për zgjidhjen e liderit të ri të Partisë Demokracia e Re në të gjithë Greqinë.

Share Button