“Mission Impossible 5” do të xhirohet në Londër

Tom Cruise pritet të udhëtojë në Tenerife për të xhiruar skena nga filmi i ri “’Mission Impossible 5”, para se ekipi punues të zhvendoset në Londër. Aktori 51-vjeçar është duke u përgatitur për serinë e  pestë të filmit aksion, ku ai do të përsërisë rolin e Ethan Hunt. Xhirimet raportohet se do të fillojnë në ishullin  më të madh të Kanarieve para se ato të vazhdojnë në kryeqytetin anglez. “Disa skena janë planifikuar të xhirohen rreth Londrës, përfshirë një skenë me ndjekje motoçikletash në The Mall, e ndjekur nga një skenë me ndjekje me barkë nëpër the Thames”.
“Ata po ashtu do të realizojnë disa xhirime rreth Emirates Cable Cars”, ka thënë burimi.

Share Button