Mirëpritet vendosja e gjuhës shqipe dhe boshnjake në programin arsimor në Turqi

Qytetarët me origjinë shqiptare dhe boshnjake të cilët jetojnë në qytetin Bursa të Turqisë, e kanë mirëpritur vendosjen e gjuhës shqipe dhe boshnjake në programet shkollore për vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Shoqatës për Bashkëpunim dhe Kontakt të Vazhdueshëm me Ballkanin, Ali Sait Adiloglu, në një deklaratë për AA, tha se shqiptarët, boshnjakët dhe të emigrantët e Ballkanit deri më tani nuk kanë pasur kërkesa që gjuhët amtare të tyre të mësohen në shkolla. Ai duke theksuar se emigrantët e Ballkanit në jetët e tyre flasin në gjuhën amtare në mënyrë të lirë, theksoi se shumë shoqata kanë siguruar kurse falas në disa gjuhë.

“Emigrantët e Ballkanit nuk i harrojnë vlerat e tyre”, thotë Adiloglu duke shtuar se vendosja e gjuhës shqipe dhe boshnjake në programin mësimor do të kontribuoj në ruajtjen e kulturave të ndryshme brenda shoqërisë turke.

“Qytetarët me origjinë shqiptare dhe boshnjake të cilët janë të lidhura shpirtërisht me Republikën e Turqisë, dhe janë të mbushur me dashurinë ndaj atdheut dhe flamurit, e kanë mirëpritur këtë vendim të Ministrisë së Arsimit Kombëtar. Vendosja e gjuhës shqipe dhe boshnjake në programin arsimor si lëndë zgjedhore, do të përforcojë edhe më shumë unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë”, u shpreh Adiloglu duke vlerësuar se interesim më të madh ndaj gjuhës shqipe dhe boshnjake mund të ketë në qytetet si Bursa, Stamboll, Tekirdag, Izmir, Manisa, Elazig dhe Samsun.

– “Emigrantët e Ballkanit vazhdojnë të jetojnë kulturën e tyre”

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Emigrantëve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës (MAKDER), Taner Odemis, tha se vendimi për vendosjen e gjuhës shqipe dhe boshnjake në kuadër të programit mësimor është një gëzim.

Ai tregon se një pjesë e rëndësishme e popullsisë së Bursës përbëhet nga emigrantët e Ballkanit dhe se emigrantët zakonisht jetojnë në lagje të njëjta dhe shton se “Në lagjet Zafer dhe Namikkemal, nëpër rrugë, kafene mund të shikoni njerëz të cilët mes njëri-tjetrit flasin shqip dhe boshnjakisht. Emigrantët e Ballkanit vazhdojnë t’i ruajnë (traditat) dhe të jetojnë kulturën e tyre. Por gjenerata e tretë dhe e katërt nuk e dinë gjuhën e tyre. Ky zbatim i Ministrisë së Arsimit Kombëtar është i rëndësishëm në drejtimin që gjenerata e re ta mësoj gjuhën amtare.”

Odemis, gjithashtu tha se shqiptarët, boshnjakët, maqedonasit, pomakët, torbeshët dhe elementet tjera etnike janë lidhur me Republikën e Turqisë me një dashuri të madhe.
Ministrie e Arsimit e Republikës së Turqisë, ka vendosur se nga viti i ardhshëm shkollor në programin mësimor do të përfshihet si lëndë me zgjedhje gjuha shqipe dhe boshnjake.

Share Button