Mirditë, vret nga pakujdesia gruan dhe plagos mbesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku burri ka vrarë nga pakujdesia gruan dhe ka plagosur mbesën.

Policia e Mirditës bën me dije se pas mesnate autori Ndue Bisaku ka marrë armën e vjehrrit dhe aksidentalisht ka qëlluar bashkëshorten Prena Marku 40 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend dhe ka plagosur mbesën e saj Rezarta Marku, 18 vjeçe

Në gjëndje të tronditur psikologjike autori ka tentuar të vetëvritej.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share Button