Miratohet pr.ligji për buxhetin e vitit 2016, bie propozimi për CEZ-in

Prej më shumë se 14 orësh diskutime me akuza dhe kundër akuza, deputetët e Kuvendit votuan projektligjet e rendit të ditës si dhe ato të një dite më parë.

Në momenin e votimit, në sallë ishin 125 deputetë gjë që plotësoi kuorumin e nevojshëm.

Projektligji për buxhetin e vitit 2016 u miratua në parim pasi mori 84 vota pro, 41 kundër dhe 1 abstenim ndërsa të njëjtin fat nuk e kishte edhe hetimi ndërkombëtar i CEZ.

Kjo pikë e rendit të ditës nuk u miratua pasi 52 ishin kundër dhe vetëm 63 pro, ndërsa një abstenoi.

Në fund te séances u bë edhe votimi për anëtarët e KQZ-së, Edlira Jorgaqi, që ishte propozim i maxhorancës, dhe Klemnet Zgurit, propozim i opozitës. Pasi morën votat e mjaftueshme, ata u betuan edhe para deputetëve të Kuvendit.

 

Share Button