Miratohet ngritja e komisionit për akuzat ndaj FA

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 73 vota pro, ngritjen e komisionit hetimor për akuzat e përdorimit të infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.

Opozita nuk e votoi pasi nuk iu morën parasysh amendamentet e saj për zgjerimin e objektit të hetimit por tha se do të jetë pjesë e hetimit parlamentar për këtë çështje.

Po ashtu u miratua edhe shtyrja e afatit dhe ndryshimi i përbërjes së komisionit të reformës administrativo-territoriale, ku mazhoranca do të nisë punën e vetme për këtë reformë.

Pas disa javësh, kjo ishte hera e parë që opozita qëndroi deri në fund të seancës, si edhe mori pjesë në votim, ku edhe miratoi disa nga ligjet në rend të ditës.

 

Share Button