Miranda Lambert triumfon në ACMA

Miranda Lambert ka dalë fituese në ndarjen e çmimeve amerikane Academy of Country Music Awards. Këngëtarja e muzikës country fitoi tre çmimet kryesore, përfshirë çmimin Vokali Femër i Vitit për të pestën herë radhazi. Kështu krijuesja e hitit “House That Built Me”, ka shkruar histori duke u bërë e vetmja femër që e ka fituar çmimin për pesë vite radhazi, duke lënë prapa Reba MCEntire, që e kishte fituar katër herë radhazi dhe shtatë herë në total. Lambert po ashtu çoi në shtëpi çmimin Incizimi i Vitit për këngën e saj “Mama’s Broken Heart”, si edhe Ngjarjen Vokale të Vitit, për duetin me Keith Urban, “We Were Us”, çmim që u nda që në tapetin e kuq, para se të fillojë ceremonia. Ikona e muzikës coutry George Strait fitoi çmimin kryesor Argëtuesi i Vitit, duke mposhtur Taylor Swift, Lambert, burrin e saj Blake Shelton dhe konkurrentin tjetër Luke Bryan. Këta dy të fundit ishin prezantues të ngjarjes për të dytin vit radhazi.

Share Button