Ministrja suedeze: Përdorimi i armëve kimike është gjenocid

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ka reaguar për shkak të vendosjes së vetos së Rusisë dhe Kinë ndaj projektrezolutës në Këshillin e Sigurisë së OKB-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se të martën Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj projektrezolutës në KS të OKB-ve me të cilën kërkohej vendosja e sanksioneve kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad për shkak të kryerjes së sulmeve me armë kimike në luftën e Sirisë.

“Vetoja e Rusisë dhe Kinës thellë më pikëlloi”, theksoi Wallstrom në një deklaratë. Ministrja kujtoi se është e vërtetuar se forcat e regjimit në Siri dhe organizatat terroriste, mes të cilave gjendet edhe DEASH-i kanë përdorur armë kimike.

“Suedia është kundër çdo forme të armëve kimike. Përdorimi i armëve kimike është krim lufte dhe gjenocid. Siria ka shkelur Rezolutën për armët kimike”, ka theksuar Wallstrom.

Ajo paralajmëroi edhe ndihmë financiare prej rreth 200.000 euro për komisionin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), që do të merret me hetimet për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Share Button