Ministrja Gjosha vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizite Gjosha do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë anglezë.

Gjatë kësaj vizite Gjosha do të takohet me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington si dhe me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes.

Ndërkaq mësohet se ministren Gjosha do ta presë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare Mike Anderson.

 

Share Button