Ministria e Shendetesisë hap konkurs për drejtor spitali, dosjet dorëzohen brenda 6 tetorit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.

Ministrja e re, Ogerta Manastirlliu ka dhënë urdhrin për hapjen e konkursit për 5 spitalet universitare, dy maternitetet në Tirane, QSUT, Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe atë të Traumës si dhe 11 spitalet rajonale.

Brenda gjashte tetorit kandidatet duhet te dorezojne dosjet me dokumentacionin e publikuar ne faqen zyrtare te ministrise.

Me pas nese plotesojne kriteret do te duhet ti nenshtrohen testimit me shkrim dhe intervistes me goje. Nuk ka ende asnje te dhene se kush do jete juria qe do marre ne testim dhe do percaktoje drejtoret e rinj te spitaleve ne vend.

Share Button