Ministri Tahiri takohet me homologun gjerman

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Berlin me homologun gjerman, Thomas De Maiziere.

Dy ministrat diskutuan për fushat e bashkëpunimit dhe përpjekjen e përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministrat ranë dakord që Gjermania të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA.

Çështje e diskutimit ishte edhe fluksi i muajve të fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani.

 

Share Button