Ministri Bushati sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet sot në Kosovë.

Kreu i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë takime për të koordinuar punën rreth mbledhjes së dy qeverive, që do të mbahet më 23 mars.

Ditmir Bushati do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga për të diskutuar se deri ku kanë arritur në realizimin e objektivave të caktuara në mbledhjen e kaluar.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati do të ketë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Share Button