Miliarderët, Kina tejkalon në numër SHBA

Prej dy dekadash Kina po rritet me shpejtësi ekonomikisht, duke u bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas asaj të Shteteve të Bashkuara.

Këtë rritje e dëshmon më së miri edhe studimi më i fundit që konfirmon për herë të parë se vendi i madh aziatik tejkaloi Shtetet e Bashkuara sa i takon numri të miliarderëve rezidentë.

Bëhet fjalë për plotë 596 miliarderë që jetojnë dhe punojnë në Kinë, kundrejt 537 të Shteteve të Bashkuara. Kinezi më i pasur është Wang Jianlin, manjat në fushën e ndërtimit dhe themelues i kompanisë së shit-blerjeve online, Alibaba. Pasuria e Jianlin përllogaritet në rreth 34.5 miliardë dollarë.

I dyti në këtë listë renditet Ma Yun me 22.7 miliardë dollarë, ndjekur nga Zong Qinghou me 21 miliardë dollarë.

Pony Ma, themelues i gjigantit të internetit Tencent dhe aplikacionit mjaft popullor në Kinë, WeChat numëron 19 miliardë dollarë. I pesti radhitet Lei Jun, prodhues i telefonave Xiaomi me një pasuri prej 14 miliardë dollarësh, e dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, në total pasuria e miliarderëve kinezë është shumë më e vogël se ajo e miliarderëve amerikanë, megjithëse këtë vit ky handikap është ngushtuar ndjeshëm.

 

 

Share Button