Miley Cyrus shtrohet në spital

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus është shtruar në një spital në Kansas City pasi ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik ndaj antibiotikëve.

Mbrëmjen e së martës Miley do të zhvillonte në Kansas një koncert, i cili është anuluar pas problemeve shëndetësore.

Por edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësorë 21-vjeçarja ka shkruar në “Twitter”, duke përshëndetur fansat, gjithashtu ka publikuar edhe një foto nga krevati i spitalit ku ajo po qëndron.

Ndërkaq edhe të hënën e kaluar Miley ka anuluar koncertin në Charlotte për shkak të gripit.

Share Button