Mijëra besimtarë falin namazin e Bajramit në xhaminë Aksa

Dhjetëra mijëra muslimanë kanë vërshuar drejt xhamisë Aksa në Jerusalem për ta falur namazin e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët që dolën nga shtëpitë në orët e hershme të mëngjesit për të shkuar në xhaminë Aksa në Jerusalem me rastin e Fitër Bajramit, formuan radhë të gjata për të arritur në xhami.

Për ta falur namazin e Bajramit, në xhaminë Aksa kanë ardhur edhe refugjatë muslimanë me origjinë afrikane që banojnë në Tel Aviv.

Firas Ed-Dibs, përgjegjës i Departamentit për media i Drejtorisë së Vakëfeve në Jerusalem, tha se namazin e Bajramit në Aksa e kanë falur mbi 90 mijë besimtarë.

Pas namazit, në portat e xhamisë Aksa dhe rrugët e qytetit ndodhi edhe rrëmujë për shkak të turmës së njerëzve.

Share Button