Microsoft blen Nokian

Kompania Microsoft ka përfunduar blerjen e biznesit të telefonëve celularë nga finlandezët e “Nokia” për 5.44 miliardë euro. Marrëveshja mes dy kompanive duhej të ishte mbyllur më herët gjatë vitit, por u shty për shkak të disa kushteve të kontratës. Shitja parashikon fundin e prodhimit të celularëve nga “Nokia”. “Sot ne mirëpresim aparatet “Nokia” dhe shërbimet e tjera të kësaj kompanie në familjen tonë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Microsoft, Staya Nadella. Ai tha se, kapacitetet e telefonisë së lëvizshme të “Nokia” dhe asetet e tjera që do të vijnë nga kjo kompani do të avancojnë më shumë transfromimin e Microsoft. Tani kompania finlandeze do të fokusohet tek rrjetet, shërbimet e hartave dhe në zhvillimin e teknologjisë. Dy impiante të “Nokia” do të mbeten jashtë marrëveshjes. Bëhet fjalë për një njësi manifakture në Çenai të Indisë, një aset që për momentin është ngrirë nga autoritetet tatimore indiane dhe impiantin Masan në Korenë e Jugut, që planifikon të mbyllet. Ish-shefi ekzekutiv i “Nokia”, Stephen Elop është bërë nëndrejtor ekzekutiv tek Microsoft, në krye të departamentit të telefonëve smart “Lumia” dhe tabletave, pjesëve të platformës Xbox, Microsoft Surface dhe produkteve Perceptive Pixel.

Share Button