Mianmar, 160 të vrarë nga përleshjet në Shan

Përleshjet e ushtrisë me rebelët etnik në shtetin Shan të Mianmarit, kanë rezultuar me mbi 160 persona të vrarë, përfshirë 74 ushtarë.

Ushtria e Mianmarit ka njoftuar të martën se përleshjet u intensifikuan në rajonin malorë përgjatë kufirit me Kinën, atëherë kur në nëntor të vitit të kaluar, rebelët nga katër grupe të ndryshme etnike bashkuan forcat duke nisur një operacion të përbashkët kundër qeverisë.

Sipas ushtrisë, në përleshjet disa mujore në shtetin e trazuar Shan, janë vrarë 74 ushtarë, 15 policë, 13 milicë lokal dhe 13 civilë.

Ushtria thotë më tej se ka vararë së paku 45 rebelë dhe se ka kapur të gjallë pesë të tjerë. Pavarësisht njoftimittë qeverisë se zona ishte futur nën kontroll, akoma raportohen luftime.

Që nga pavarësia nga Britania në vitin 1948, Mianmari (Burma e mëparshme) ka qenë e përfshirë në konflikte gjysmë shekullore në të cilin janë të përfshirë rebelët etnikë.

Share Button