Metoda si t’i bëjmë fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme

Për t’i bërë fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm, është më e vështirë se t’i bashkojmë macet. Por ju mund të gjeni strategji të duhura nëse jeni të vendosur të arrini të zgjoni interesimin e fëmijëve tuaj në ushqim të shëndetshëm – pa nevojën për t’i bezdisur.

Kur filloni t’i provoni këto strategji është shumë me rëndësi të jeni të durueshëm. Fëmijëve shpeshherë ju duhet një ekspozim i përsëritur të mësojnë ta duan një ushqim të ri. Në disa raste, fëmijëve ju duhet të jenë të ekspozuar mbi 20 herë në mënyrë qe të adaptohen me atë mënyrë ushqimi.

Mbani frigoriferin dhe raftet e pajisura me zgjedhje të shëndetshme

Një nga mënyrat më të duhura për t’i shtyrë fëmijët ta bëjnë zakon ushqimin e shëndetshëm është të limitoni ushqimet e procesuara në frigorifer. Në vend qe të mbushni kuzhinën me çipsa ose ushqime te tjera të procesuara – reduktojini ato. Një zgjedhje e duhur gjithmonë janë ekstraktimet e vlerave ushqyese të frutave dhe perimeve, ku ne ju propozojmë Nutribulletin që ju bënë gjithçka më atraktive dhe të lehtë. Fëmijët do t’i adhurojnë kombinimet e frutave për shijen e preferuar të smoothieve të tyre.

Lejoni fëmijët të shijojnë mënyrën e përgatitjes së ushqimit

Një metodë tjetër për ta ndezur dëshirën e fëmijëve për t’u interesuar në ushqim të shëndetshëm është t’i rekrutosh edhe ata në përgatitjen e ushqimit. Jepuni atyre detyra që u përshtaten moshës se tyre: duart e vogla mund të grimcojnë sallatën e gjelbër ose të përziejnë përbërësit, përderisa fëmijët më të mëdhenj mund të krijojnë feta të frutave dhe perimeve me mbikëqyrje nga ju. Kur të vegjlit ndihen më rehat me ushqimin e shëndetshëm, do ta provojnë atë me shpesh.

Mos i bezdisni ata përreth zakoneve të ngrënies

Shtytja ndoshta nuk ka funksionuar as kur djali ose vajza juaj kanë gjuajtur këpucët e tyre tek hyrja për të disatën herë radhazi– kështu nuk do të funksionojë as për t’i shtyrë ata drejtë ushqimit të shëndetshëm. Bëni ngrënien e ushqimit të shëndetshëm një eksperiencë të dashur për ta, që fëmija ta zhvilloj si një rutinë. Nëse fëmija juaj po bën një përzgjedhje të pashëndetshme, gjithmonë propozojini një alternativë tjetër të shëndetshme. Kur bëjnë zgjedhjen e duhur, lavdërojini.

Bëni ata të hanë me orar

Fëmijët kur janë të uritur, hanë çfarëdo dhe gjithçka qe ju kap dora. Frenoni këto dëshira duke servuar 3 shujta dhe dy mes-shujta në ditë.

Bëni versione të ushqimeve të shëndetshme për mbarë familjen.

Vetëm për shkak se fëmijët vdesin për lasanja nuk do të thotë se ajo duhet të jetë duke kulluar me yndyrë dhe përplot me kalori. Ju duhet gjithmonë nga recetat me ushqime klasike familjare të bëni një kthim të shëndetshëm mbi to. Gjithmonë përdorni enët e kuzhinës qe nuk kanë nevojë për yndyra të tepërta. Për këtë ne ju propozojmë enët nga brendi Delimano, linjën Delicia me të cilat mund të përgatitni me një pikë vaji.

Le t’i shijojnë ndonjëherë edhe ëmbëlsirat

Ndalimi i ëmbëlsirave dhe sheqerërave mund të shkaktojë dëshirë edhe më të madhe tek fëmijët. Nëse fëmijët po hanë ushqim që ndihmon trupat dhe trurin e tyre të rriten, ju ende mund të lejoni që ata të shërbehen me ëmbëlsira. Mbani kontrollin, por duhet gjithsesi të provoni desertet e tyre të preferuara se bashku. /Telegrafi/

Share Button