Meta takim lamtumire me Sequin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në takim lamtumire, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi. Kryetari i Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht punën dhe kontributin e Ambasadorit Sequi në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, i shprehu atij mirënjohjen për miqësinë dhe përkushtimin personal ndaj Shqipërisë në vite. Ambasadori Ettore Sequi i shprehu z. Meta kënaqësinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer në vite duke theksuar se Shqipëria përfaqëson një vend mik dhe të veçantë në karrierën e tij diplomatike. Në këtë kuadër, Sequi vuri në dukje se kontributi i tij në funksion të axhendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të misionit të tij në Tiranë. Kryetari i Kuvendit Meta i uroi suksese Ambasadorit Sequi në detyrën e tij të re pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe nënvizoi se Italia ka rëndësi të veçantë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Share Button