Meta-ambasadores kroate: I shqetësuar për jetën e Ballistit

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim këtë të mërkurë, ambasadoren kroate në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Supreme kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Ambasadorja kroate Sanja Bujas Juraga ka mbërritur në Presidencë rreth mesditës.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë pikërisht çështja e Ballistit i cili ndodhet në një burg në Kroaci, pas vendimit të marrë tashmë nga institucioni më i lartë gjyqësor i këtij vendi për ta ekstraduar në drejtim të Beogradit.

Kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë vendim, ndërsa gjithashtu ka shprehur dyshimin e tij se në Serbi do të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Ballist Morinës.

Share Button