Messi po pret fëmijën e tretë

Antonela Roccuzzo  dhe Lionel Messi po presin fëmijën e tretë.Sipas mediave spanjolle, çifti që ka dy djem (Thiago 4 vjeç dhe Mateo 1 vjeç), do të zmadhojnë më tej familjen e tyre.

Zërat për një shtatzëni të gruas së Messit qarkulluan në Argjentinë disa ditë më parë, kur Antonela u pa me veshje të gjera.Në rastet e dy fëmijëve të parë, Messi njoftoi shtatzëninë e gruas së tij nëpërmjet Instagramit.

Share Button